Interi i ndan rrugët me mesfushorin

Prishtinë | 28 Dhj 2021 | 10:36 | Nga Ekonomia Online

Matias Vecino në verë do të ndajë rrugët me Interin pas 5 vitesh pasi i përfundon kontrata që firmosi me zikaltrit në vitin 2017-të, kur Interi e bleu nga Fiorentina për 23 milionë euro.

Klubi dhe lojtari nuk kanë ndërmend të zgjasin bashkëpunimin dhe ndarja në verë duket e sigurt.

Së fundmi në skenë për të firmosur me Vecinon ka dalë në skenë Leicester City që mund të tentojë ta marrë edhe që në merkaton e janarit kundrejt një shifre të ulët prej 3 apo 4 milionë eurosh me Interin që mund ta pranojë ofertën për të mos e humbur me parametër zero lojtarin.

Në Premier League nuk është vetëm Leicester City që kërkon Vecinon prandaj dhelprat po bëjnë çmos për të mposhtur konkurrencën.

Të ngjashme