Interi i nis bisedimet me Barcelonën për Vidalin

Prishtinë | 14 Pri 2020 | 18:36 | Nga Ekonomia Online

Zikaltrit janë të interesuar ta sjellin në Milano mesfushorin kilian, të cilin e pëlqen tej mase trajneri Antonio Conte

Interi i ka nisur bisedimet me Barcelonën për Arturo Vidalin.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi spanjoll “Sport”.

Mesfushori kilian pëlqehet qe një kohë nga “Nerazzurri”.

Ish-futbollisti i Bayer Leverkusenit, Juventusit e Bayern Munichut mund të rikthehet në Serie A gjatë verës.

Atë e pëlqen tej mase trajneri Antonio Conte, i cili kishte punuar me të në të kaluarën.

Vidal mund të kryejë punë në aspektin defanziv, por edhe në atë ofanziv.

Edhe Barcelona duket se është e interesuar për ta shitur përfaqësuesin kilian.

Të ngjashme