Interi i nis bisedimet me talentin brazilian

Prishtinë | 14 Sht 2020 | 13:22 | Nga Ekonomia Online

Teksa Conte kërkon lojtarë me eksperiencë për Interin për sezonin e ri, drejtuesit nuk kanë lënë pas dore edhe interesimin për të rinj të talentuar.

Shtypi brazilian ka zbuluar se zikaltrit po negociojnë me Santosin për një nga talentet e futbollit latin, Kaio Jorge, për të cilin ka dhënë autorizim edhe presidenti i klubit brazilian, Jose Perez.

18-vjeçari ka vetëm një vit kontratë të mbetur dhe nuk ka ndërmend të rinovojë ndaj dhe te Santosi nuk duan ta humbasin pa përfituar asgjë dhe po negociojnë për një transferim të mundshëm tek Interi.

Të ngjashme