Interi ia cakton çmimin Romelu Lukakut

Prishtinë | 02 Pri 2021 | 13:15 | Nga Ekonomia Online

120 milionë euro, kaq duhet të paguajnë klubet që e duan Romelu Lukakun.

Sipas “Il Corriere dello Sport”, Interi do të duhet të shesë një ose dy lojtarë gjatë verës dhe njëri prej tyre mund të jetë Lukaku çmimi i të cilit ka shkuar në 120 milionë euro.

Problemet financiare do ta shtyjnë detyrimisht Interin që të heqë dorë nga disa lojtarë nga të cilët mund të përfitojë më shumë.

Barcelona dhe Manchester City janë klubet që e duan Lukakun, i cili u ble për 80 milionë euro në vitin 2019 nga Manchester United.

Ai ka shënuar 59 gola në 85 paraqitje për Interin deri më tani.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme