Interi ia kthen Realit: Asnjëherë s’kontaktuam direkt Modricin

Prishtinë | 17 Gus 2018 | 18:32 | Nga

Interi insiston se ata “asnjëherë nuk kanë kotaktuar” Luka Modricin, pasi që thuhet se Real Madridi ka raportuar këtë gjë në FIFA.

Interi ka qenë i lidhur me Modricin, përderisa trajneri Luciano Spalletti e kishte bërë publike këtë gjë duke thënë se e ka “ëndërr” që ta menaxhojë mesfushorin.

Këto lajme kanë shtyrë Los Blancos të marrin këtë veprim.

Por, Interi ka lëshuar sot një deklaratë ku ka shkruar:

“Ne asnjëherë nuk e kemi kontaktuar direkt lojtarin”.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme