Interi ia mbyll Cityt derën për Skriniarin

Prishtinë | 09 Sht 2019 | 12:22 | Nga Ekonomia Online

Drejtuesit e Interit i kanë bërë me dije Manchester Cityt se mbrojtësi sllovak Milan Skriniar është i pashitshëm, duke refuzuar ofertën prej 60 milionë eurosh.

Lajmi është bërë i ditur të hënën nga mediumet italiane. Mësohet se kampioni i Anglisë, Manchester City i kishte ofruar 60 milionë euro për transferimin e Skriniarit gjatë afatit kalimtar të janarit, por ekipi italian ka insistuar se sllovaku do të mbetet në ekip.

Skriniar 24-vjeçar, vlerësohet ndër mbrojtësit më të mirë në Serie A dhe ka kontratë me Interin deri në vitin 2023. Te City, ai shihej si zëvendësim për Aymeric Laporten e lënduar. Skriniar te Interi është transferuar para dy vjetësh nga Sampdoria për 34 milionë euro kurse është reprezentues i Sllovakisë.

Të ngjashme