Interi insiston për Alonson

Prishtinë | 27 Dhj 2019 | 18:11 | Nga Ekonomia Online

Skuadra e Interit po insiston për transferimin e spanjollit Marcos Alonso, pasi mbrojtësi i krahut të majtë do të largohet nga Chelsea gjatë afatit kalimtar të janarit.

Lajmi është bërë i ditur të premten nga e përditshmja britanike “Daily Mail” që ka raportuar se Interi tashmë ka nisur negociatat me ekipin nga Londra, transmeton Koha Ditore.

Interi po kërkon huazimin e Alonsos deri në fund të këtij edicioni me detyrim të blerjes së tij për 20 milionë euro dëmshpërblim.

28-vjeçari këtë edicion nuk ka pasur shumë hapësirë te Chelsea, ka shënuar një gol dhe ka dhënë tri asistime në 14 ndeshje në të gjitha garat. Alonso ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2023. Karrierë ka bërë edhe te Fiorentina, Sunderlandi e Boltoni.

Të ngjashme