Interi ka gati ofertën për portierin Musso

Prishtinë | 27 Dhj 2020 | 11:50 | Nga Ekonomia Online

Samir Handanovic është futur në vitet e fundit të karrierës së tij.

Portieri slloven vitin tjetër i mbush 37 vite dhe mund të tërhiqet nga futbolli aktiv, ndërsa Interi po shikon për pasardhësin e tij.

Portieri argjentinas i Udineses, Juan Musso po shihet si zëvendësuesi i sllovenit tek Interi.

26-vjeçari prej dy vitesh po shkëlqen me paraqitjet e tij në Serie A dhe ka rritur dukshëm çmimin e tij.

Musso është vënë në shënjestër të Interit që e shohin atë si zëvendësuesin adekuat të kapitenit Samir Handanovic.

Calciomercato ka raportuar se Inter është gati të shpenzojë 30 milionë euro për transferimin e Mussos në Giuzeppe Meazza.

Gjithsesi vlen të theksohet se në garë për portierin argjentinas është edhe Roma që kohëve të fundit ka pasur probleme në këtë repart.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme