Interi kërkon Moratan

Prishtinë | 08 Qer 2020 | 10:38 | Nga Ekonomia Online

Interi është duke biseduar me Atletico Madridin për transferimin e mundshëm të sulmuesit spanjoll të Juventusit, Alvaro Morata, shkruan “Tuttosport”.

Atletico po pritet të përforcohet me sulmuesin uruguaian të Paris Saint-Germainit, Edinson Cavani. Kjo do t’i hap rrugën Moratas që të largohet.

Morata, që ka shënuar 17 gola në 33 ndeshje për Spanjën, më herët ka punuar nën direktivat e trajnerit italian Antonio Conte sa ishte te Juventusi dhe Chelsea. Ai po pritet të bashkohet me Conten tash te Interi.

Interi po përgatitet për jetën pa sulmuesin argjentinas Lautaro Martinez. Martinez është duke biseduar për një transferim të mundshëm të Barcelona.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme