Interi kërkon nga Barcelona ta përfshijë Arthurin në ofertën për Lautaron

Prishtinë | 02 Pri 2020 | 08:50 | Nga Ekonomia Online

Lautaro Martinez vazhdon të mbetet objektivi kryesor i Barcelonës për afatin kalimtar të verës.

Por kampionët në fuqi të Spanjës po hasin në vështirësi për ta paguar klauzolën e tij prej 111 milionë euro.

Kësisoj Barcelona i ka ofruar Interit të zgjedh dy futbollistë dhe t’i shtojë pjesën tjetër të parave.

Nelson Semedo, Arturo Vidal, Philippe Coutinho, Junior Firpo, Carlos Alena e Jean-Clair Todibo janë vënë në dispozicion nga Barcelona.

Por sipas asaj që kanë raportuar mediat italiane, Neroazzurët kanë kërkuar nga Barcelona që në listë të futet edhe mesfushori brazilian Arthur Melo.

Mesfushori brazilian pëlqehet jashtëzakonisht shumë nga trajneri Antonio Conte që synon ta transferojë në Inter.

Vlera aktuale e Arthur në tregun e transferimeve sillet rreth 60 milionë euro, ndërsa nëse Barcelona vendos ta përfshijë atë në marrëveshje atëherë duhet t’i shtojë edhe 51 milionë euro të tjera për transferimin e Lautaros në Camp Nou.

Kujtojmë që vet sulmuesi argjentinas ka një marrëveshje personale me Barcelonën dhe synimi i tij është të luaj përkrah bashkëkombësit të tij Lionel Messi në La Liga.

Të ngjashme