Interi kërkon Xhakën

Prishtinë | 12 Pri 2019 | 12:22 | Nga Ekonomia Online

Një lajm i bujshëm po qarkullon së fundmi në mediet italiane, që raportojnë se Interi po kërkon mesfushorin shqiptar Granit Xhaka.

Zikaltërit janë në kërkim të forcimit të repartit të mesfushës dhe me shumë gjasa sulmit nëse Perishiq dhe Ikardi largohen.

Duke shtuar edhe faktin që dëmtimet e shumta e kanë vënë shpesh në vështirësi Spaletin, duket se në mesfushë i mungon një lojtar me karakteristikat e Xhakës.

Ky i fundit është titullar te skuadra e Arsenalit, dhe po dhuron performanca të mira te skuadra londineze.

Mediat italiane raportojnë se Interi po interesohet seriozisht për shërbimet e Xhakës, për ta vënë në qendër të projektit të ekipit për sezonin e ardhshëm.

Fatura që do t’u duhet milanezëve të paguajnë për Ikardin shkon deri në 50 milionë euro, por kjo shifër pritet të mbulohet nga largimet. Kujtojmë që 26-vjeçari Xhaka firmosi me “Topçinjtë” në vitin 2016 për rreth 40 milionë euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme