Interi konfirmon se Bastoni ka rezultuar pozitiv me Coronavirus

Prishtinë | 08 Tet 2020 | 11:54 | Nga Ekonomia Online

Interi ka konfirmuar se mbrojtësi Alessandro Bastoni ka rezultuar pozitiv me Coronavirus ndërsa ishte në grumbullim me U-21 e Italisë, shkruan agjencia Reuters.

“Mbrojtësi është plotësisht pa simptome dhe do të vetizolohet siç kërkon protokolli”, thuhet në komunikatë të Interit.

Federata e Futbollit të Italisë dje ka njoftuar se dy pjesëtarë të U-21 të Italisë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus. Është thënë se pjesa tjetër në ritestim ka dal negative.

Interi ndeshjen e radhës e luan më 17 tetor kundër Milanit, në derbin lokal.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme