Interi mban shpresë për transferimin e Sanchezit

Prishtinë | 17 Gus 2019 | 13:11 | Nga Ekonomia Online

Interi është duke shpresuar që ta transferojë Alexis Sanchezin në këto ditë të fundit të afatit kalimtar nga Manchester United.

Nerazzurët thuhet se janë duke e planifikuar transferimin e anësori kiliani, mirëpo problem i vetëm mbetet paga e tij e lartë që e fiton te Djajtë e Kuq.

Snachez aktualisht fiton rreth 550 mijë euro në javë te skuadra angleze, andaj Interi nuk është i gatshëm që ta paguajë atë shumë.

Skuadra italiane është duke e kërkuar po ashtu edhe transferimin e ish-sulmuesit të Tottenham Hotspurit, që aktualisht luan te Swanssea, Fernando Llorente.

Sulmuesi spanjolle dhe Antoino Conte kanë raporte shumë të mira qysh nga koha kur ish së bashku te Juventusi, andaj e dëshiron sërish bashkëpunimin me të.

Por, Llorente është ‘Plani B’ i strategut italian, pasi prioriteti i tij është transferimi i Sanchezit. Kiliani duhet ta ulë pagën në mënyrë që ta realizojë kalimin në Giuseppe Meazza.

Në garë për transferimin e ish-anëtarit të Arsenalit janë edhe skuadra tjera nga Serie A si, Milan, Napoli, Roma dhe Juventus. 

Të ngjashme