Interi me fitore bindëse ndaj Sassuolos

Prishtinë | 28 Nën 2020 | 17:04 | Nga Ekonomia Online

Interi ka shënuar fitore bindëse në udhëtim ndaj Sassuolos.

Skuadra e Antonio Contes shënoi fitore prej 3 me 0, transmeton Koha.

Alexis Sanchez ishte ai që shënoi golin e parë në minutën e katërt të takimit.

Kurse një autogol nga Chiriches e çoi rezultatin në dy me zero.

Golin e fundit në këtë takim e shënoi Gagliardini në minutën e 60, pas asistimit nga Darmiani.

Me këtë fitore Interi arrin në kuotën e 18 pikëve në vendin e dytë, po aq sa ka edhe Sassuolo në një pozitë më poshtë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme