Interi me objektiv të qartë ndaj Spezias

Prishtinë | 21 Pri 2021 | 20:25 | Nga Ekonomia Online

Stadio Alberto Picco është arena e përballjes ndërmjet Spezias dhe Interit, e vlefshme për xhiron e 32-të në Serie A.

Nerazzurrët vazhdojnë primatin në kampionati italian dhe janë të interesuara që të vazhdojnë me fitore për t’iu afruar sa më shumë titullit.

Spezia mban vendin e 15-të në renditje me shtatë pikë larg zonës së rrezikut për të rënë nga liga.

Trajnerët e të dyja skuadrave, Vincenzo Italiano dhe Antonio Conte, i kanë përgatitur formacionet me të cilat do ta fillojnë sfidën.

Formacioni startues i Spezias: Provedel; Ferrer, Ismajli, Terzi; Marchizza, Maggiore, Ricci, Estevez; Agudelo, Piccoli, Farias.

Formacioni startues i Interit: Handanovic; Skriniar, de Vrij, Bastoni; Hakimi, Barella, Brozovic, Eriksen, Perisic; Lukaku, Martinez.

Të ngjashme