Interi mendon transferimin e Valencias

Prishtinë | 04 Jan 2019 | 15:33 | Nga Ekonomia Online

Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Antonio Valencia, raportohet se është duke u monitoruar nga klubi i Interit.

33-vjeçari është lënë jashtë formacionit në ndeshjet e fundit dhe sipas Sky Sports në Itali, Interi është duke menduar të bëjë një ofertë për të gjatë muajit janar.

Ky medium raporton se Interi do të bëjë ofertë për Valencian nëse vendos për shitjen e Mirandas gjatë janarit.

Valencias i kanë mbetur edhe një vit në kontratën aktuale me Unitedin, por klubi mund t’ia vazhdojë edhe për një vit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme