Interi merr vendim për Sensin dhe Nainggolanin

Prishtinë | 21 Qer 2020 | 10:40 | Nga Ekonomia Online

Interi ka vendosur t’i paguajë 20 milionë euro për ta blerë Stefano Sensin nga Sassuolo këtë verë dhe mund ta shesë Radja Nainggolanin si pasojë.

Sensi, i cili e kaloi këtë sezon në Inter si lojtar i huazuar nga Sassuolo, së fundmi e pësoi lëndimin e pestë të sezonit duke hedhur dyshime se zikaltrit nuk do ta shfrytëzojnë mundësinë për ta blerë në fund të kampionatit.

Por, sipas mediave italiane, Interi dëshiron ta mbajë mesfushorin 24-vjeçar, sepse planifikon ta përdorë atë në Ligën e Evropës dhe synon t’ia përmirësojë gjendjen fizike në verë.

Dhe, duke qenë se Sandro Tonali mbetet prioritet në mesfushë, Nainggolan pritet të nxirret në treg përsëri në verë, sapo të kthehet nga huazimi në Cagliari.

Të ngjashme