Interi nis përpjekjet për transferimin e Kantes, por problem mbetet çmimi i francezit

Prishtinë | 13 Kor 2020 | 08:20 | Nga Ekonomia Online

Interi është duke synuar të ndërtojë një skuadër të fuqishme për edicionin e ardhshëm. Nerazzurët kanë bërë goditjen e parë në tregun e transferimeve që ishte Achraf Hakimi nga Real Madrid.

Gjithsesi objektivi i drejtuesve zikaltër është që të transferojnë emra tjerë të mëdhenj në Giuzeppe Meazza.

Mesfushori francez, N’Golo Kante, është dëshira e trajnerit Antonio Conte për repartin e mesfushës.

Chelsea po konsideron shitjen e Kantes dhe Conte kërkon afrimin e francezit te Interi, për t’u ribashkuar me të, pasi dyshja kishin punuar së bashku edhe te Blutë.

Gjithsesi Interi nuk do ta ketë fare të lehtë për të nënshkruar me mesfushorin, pasi çmimi i tij është i lartë, por edhe gara për lojtarin është e madhe.

29-vjeçari kërkohet nga skuadrat franceze si PSG, Monaco e Marseille, ndërsa në Spanjë, Real Madridi është favoriti për të nënshkruar me të.

Klubi londinez që po mendon shitjen e Kantes, do ta lejonte largimin e tij vetëm nëse vjen një ofertë mbi 70 milionë euro për mesfushorin defensiv.

Të ngjashme