Interi njofton se e gjithë skuadra dhe stafi kanë rezultuar negativ me Coronavirus

Prishtinë | 17 Maj 2020 | 15:43 | Nga Ekonomia Online

Interi ka njoftuar zyrtarisht se të gjitha tamponët dhe testet e gjakut të Covid-19 te lojtarët dhe stafi janë rikthyer negativisht.

Çdo klub në Serie A është duke e vendosur skuadrën e tij dhe punëtorët në teste ku përfshihen të paktën dy teste dhe një mostër gjaku.

Nëse dikush zbulohet se është pozitiv për coronavirus para fillimit të trajnimit në grup të hënën, atëherë ata do të izolohen.

Protokolli mjekësor ende nuk është përfunduar për atë që ndodh nëse një lojtar teston pozitiv pasi të ketë filluar trajnimet në grup.

Kjo pasi qeveria e shtetit dëshiron që e gjithë skuadra të karantinohet për 15 ditë, ndërsa klubet dhe Shoqata e Lojtarëve po bëjnë presion për të izoluar vetëm lojtarin apo anëtarin e infektuar.

Sot (e diel) gjatë ditës, Interi ka njoftuar se të gjithë pjesëtarët e klubit kanë rezultuar negativ në testet e bërë me tampon dhe mostër të gjakut.

“FC Internazionale Milano njofton se të gjitha rezultatet nga testet mjekësore të së premtes për lojtarët e klubit, stafin stërvitor, stafin drejtues dhe pjesën e mbetur të grupit të ekipit janë rikthyer negative”, thuhet në njoftim. 

Të ngjashme