Interi nuk dorëzohet për Mertensin, vazhdojnë bisedimet

Prishtinë | 11 Shk 2020 | 16:42 | Nga Ekonomia Online

Inter nuk është dorëzuar për sulmuesin e Napolit, Dries Mertens dhe bisedimet do të vazhdojnë edhe gjatë këtyre ditëve. 

Pikërisht këto dy klube do të ndeshjen mes tyre të mërkurën, ku Interi e pret Napolin në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Italisë.

Belgu që ka munguar për një kohë, pritet që të kthehet të luajë nga minuta  e parë pas dy muajsh.

Gazzetta dello Sport shkruan se bisedimet mes sulmuesit dhe klubit Neroazzurr janë duke vazhduar, pasi kontrata e Mertens me Napolin do të skadojë pas këtij sezoni.

32-vjeçari është dy gola larg të qenit golashënues kryesor i të gjitha kohërave në klubin nga San Paolo, transmeton telegrafi.

Gazeta raporton se Interi ka ofruar ofertën më të mirë deri më tani, pasi interesim kanë shfaqur edhe Manchester United dhe Arsenal, ndërsa edhe Napoli janë përpjekur për një marrëveshje të re.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme