Interi nuk heq dorë nga Werneri

Prishtinë | 12 Maj 2020 | 17:05 | Nga Ekonomia Online

“Nerazzurri” e shohin sulmuesin gjerman si pasardhës ideal të argjentinasit Lautaro Martinez

Interi i është shtuar garës për transferimin e Timo Wernerit.

“Nerazzurri” janë në kërkim të pasardhësit të Lautaro Martinezit, i cili mund të përfundojë në Barcelonë.

Prandaj, Zikaltrit e kanë veçuar sulmuesin e Leipzigut, shkruan e përditshmja italiane “La Gazzetta dello Sport”, përcjell Gazeta Express.

Mirëpo, klubi italian duhet ta mposhtë konkurrencën e fortë të Liverpoolit dhe Barcelonës për përfaqësuesin gjerman.

Klauzola e shkëputjes së kontratës së 24 vjeçarit është 60 milionë euro.

Ai e shfaqi një sezon të jashtëzakonshëm me Leipzigun deri tash. 

Të ngjashme