Interi nuk ndahet nga Chiesa, ia ofron njërin nga Gagliardini dhe Karamoh

Prishtinë | 21 Jan 2019 | 12:15 | Nga Ekonomia Online

Federico Chiesa vazhdon të jetë objektiv i Interit, gjithmonë si një transferim për sezonin e ardhshëm.

Sipas Corriere dello Sport, zikaltrit dëshiron me çdo kusht yllin e Fiorentias, por problemi i vetëm vazhdon të jetë vlera e kartonit të tij.

Për momenti besohet oferta dhe kërkesa ka një dallim 15-20 milionë euro.

Kështu ideja e Giuseppe Marottas dhe Piero Ausilios është të ofrojë para, një lojtar. Në listë është mesfushori Roberto Gagliardini dhe sulmuesi Yann Karamoh.

Përkundë kësaj oferta sigurimi i shërbimeve të yllit italian nga zikaltrit nuk do të jetë aspak i lehtë pasi pas sulmuesit të Violas janë shumë klube të mëdha evropiane.

Këtë sezon Chiesa ka shënuar pesë gola në 20 paraqitje në të gjitha garat për skuadrën italiane.

21-vjeçari tashmë është paraqitur edhe në Përfaqësuesen e Italisë në 11 ndeshje, por është ende në kërkim të golit të parë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme