Interi ofron Perisicin për Sanchezin

Prishtinë | 27 Kor 2020 | 19:33 | Nga Ekonomia Online

Interi ia ka ofruar Ivan Perisicin, Manchester Unitedit si pjesë shkëmbimi për Alexis Sanchez

Sipas disa mediave në Itali, Sanchez që ka kaluar si i huazuar sezonin në klubin italian, tani Interi e do atë si lojtar të tyre.

Perisic, në anën tjetër ishte i huazuar në Bayern Munich në fillim të sezonit dhe se kampioni i Budesligës nuk do të nënshkruajë me të aq më pak që Inter kërkon 17 milionë funte për lojtarin.

Sipas Sport Mediaset, Interi po ashtu nuk mund të paguajë 17 milionë funte për Sanchez kështu që ia kanë ofruar Perisicin trajnerit Ole Gunnar Solskjaer në një shkëmbim kokë me kokë.

Interi tashmë e ka zgjatur huazimin e Sanchez për pjesën e mbetur të sezonit në Serie A. Skuadra e Antonio Contes tani e dëshiron Sanchezin në skuadër edhe për pjesën e mbetur të garës në Europa Ligë që fillon në gusht.

Të ngjashme