Interi ofron Skriniarin për Agueron

Prishtinë | 29 Qer 2020 | 13:49 | Nga Ekonomia Online

Interi dhe Manchester City po punojnë në shkëmbimin e lojtarëve në fund të këtij edicioni.

Bëhet e ditur se Interi ka ofruar qendërmbrojtësin Milan Skriniar për sulmuesin e Cityt, Sergio Aguero.

Skriniar pëlqehet shumë nga trajneri i Cityt, Pep Guardiola që dëshiron ta ketë 25-vjeçarin në ekip për edicionin e ri. Në anën tjetër, City është i gatshëm ta shes Agueron për t’ia liruar vendin në sulm brazilianin Gabriel Jesus.

Aguero 32-vjeçar, këtë edicion ka shënuar 23 gola në të gjitha garat dhe ka kontratë me Cityn deri vitin e ardhshëm. Ndërsa, Skriniar ka kontratë me Interin deri në vitin 2023 dhe po kërkohet edhe nga Real Madridi.

Të ngjashme