Interi pas Florenzit

Prishtinë | 16 Pri 2021 | 11:53 | Nga Ekonomia Online

Skuadra e Interit ka shprehur interesim për mbrojtësin e krahut të djathtë, italianin Alessandro Florenzi ka raportuar të premten “Gazzetta dello Sport”.

Mësohet se Interi po e sheh si opsion të mirë Florenzin për krahun e djathtë të mbrojtjes. Florenzi para fillimit të këtij edicioni u huazua te PSG-ja nga Roma por ekipi francez ka bërë të ditur se nuk do ta shfrytëzoj opsionin e blerjes së kartonit të tij në verë. Kështu që, Interi është i gatshëm t’i bëjë ofertë Romës në vlerë prej 15 milionë eurosh për Florenzin, i cili ka kontratë me ekipin nga kryeqyteti italian deri në vitin 2023.

Këtë sezon, Florenzi ka shënuar dy gola dhe ka bërë një asistim në 29 paraqitje në të gjitha garat. Ai edhe edicionin e shkuar luajti i huazuar por në La Liga, te Valencia.

Të ngjashme