Interi përgatit marrëveshje të re për Brozovicin

Prishtinë | 29 Gus 2021 | 14:38 | Nga Ekonomia Online

Interi thuhet se është duke përgatitur një marrëveshje të re për mesfushorin kroat, Marcelo Brozovic, të cilit pritet t’i ofrojë një kontratë me vlerë 4.5 milionë euro në sezon deri në qershor të vitit 2024.

Sipas faqes L’Interista, Nerazzurrët po finalizojnë propozimin e tyre për të vazhduar me reprezentuesin kroat, kontrata e të cilit skadon në qershor të vitit 2022 dhe fiton 3.5 milionë euro në vit.

Mediat pretendojnë se Interi është duke u përgatitur për negociatat me mesfushorin dhe është gati të paraqesë një marrëveshje të re me vlerë 4.5 milionë euro në sezon për tre vitet e ardhshme.

Por, klubi do të donte të përjashtonte lirimin prej 60 milionë eurosh, i cili është i pranishëm me klauzolë në marrëveshjen aktuale midis dy palëve.

Brozovic mbërriti nga Dinamo Zagreb në janar të vitit 2015 dhe nënshkroi një marrëveshje të përhershme me Nerazzurrët në korrik të vitit 2016.

Ai pastaj vazhdoi kontratën e tij me klubin nga Pinetina në tetor të 2018 dhe pritet të qëndrojë për të paktën edhe tre vjet të tjerë.

Kroati i ka filluar të dyja ndeshjet e Serie A deri më tani këtë sezon, duke ndihmuar Interin të arrijë fitore kundër Genoa dhe Hellas Verona. /Telegrafi

Të ngjashme