Interi po e shpërblen Barellan për formën fantastike, gati kontrata e re dhe shiriti i kapitenit

Prishtinë | 10 Tet 2021 | 13:50 | Nga Ekonomia Online

Nicolo Barella është futbollisti i momentet te Interi, pasi po kalon nëpër një formë të shkëlqyer.

Mesfushori italian është futur në mesin e 30 lojtarëve të nominuar për Topin e Artë dhe është bërë objektiv i skuadrave më të mëdha evropiane.

Por Interi nuk e ka ndërmend të heq dorë nga ylli i tyre, pasi janë duke bërë gati rinovimin me të.

24-vjeçari ka shkëlqyer këtë edicion, ku në nëntë ndeshje ka shënuar një gol dhe ka asistuar në pesë të tjerë.

Kontrata aktuale e italianit me Interin është e vlefshme deri në verën e vitit 2024, por që Neroazzurët duan rinovimin.

Mediat italiane kanë raportuar se drejtuesit zikaltër kanë bërë gati një kontratë deri në vitin 2026 për yllin e skuadrës me një pagë prej katër milionë eurove në vit.

Përveç kësaj, Interi do t’ia ofrojë edhe shiritin e kapitenit italianit për edicionin e ri, pasi kapiteni aktual Samir Handanovic do të largohet nga klubi. /Telegrafi

Të ngjashme