Interi pritet të rrezikojë dominimin e Juves në Itali

Prishtinë | 14 Gus 2018 | 12:23 | Nga

Ndeshja e Juventusit kundër Interit njihet si “Derby d’Italia”, pasi është përballja mes dy skuadrave më të suksesshme dhe më konsistente në Serie A të Italisë.

Nëse merret parasysh aktiviteti i dy skuadrave në afatin kalimtar të verës dhe nëse vihen përballë në këtë aspekt, si një meç boksi, atëherë do të vendosej me pikë. Dy klubet kanë dhënë grushte për nokaut, para se rivalët e tyre të ishin në gjendje të kundërpërgjigjeshin.

Vërtet do të vendoset çdo gjë me pikë dhe madje në maj kur të përfundojë liga. Juventusi është përgatitur me synim për të fituar titullin e tetë rresht të Serie A dhe dopietën e pestë rresht vendore. Interi është në kërkim të titullit të parë të Italisë që nga viti 2010, që ishte viti kur Jose Mourinho e udhëhoqi skuadrën drejt tripletës, shkruan sot Koha Ditore.

Interi është kthyer në rrugën e duhur qëkur trajneri Luciano Spalletti e ka marrë postin verën e kaluar. Është kthyer në Ligën e Kampionëve këtë stinor pas gjashtë vjet mungesë dhe është përforcuar deri në fyt në dy muajt e fundit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme