Interi rikthen interesimin për Kanten

Prishtinë | 22 Shk 2021 | 16:04 | Nga Ekonomia Online

Interi nuk ka hequr dorë nga shërbimet e mesfushorit të Chelseat, Ngolo Kante.

Sipas mediave angleze, drejtuesit e klubit italian janë duke shqyrtuar të ofrojnë lojtarë në shkëmbim për Kanten për ta bindur Chelsean në lirimin e francezit.

Drejtuesit e klubit zikaltër do t’i ofrojnë shërbimet e mbrojtësit Milan Skriniar, për të ardhur deri te Kante.

Mesfushori francez tash e disa kohë është dëshira e trajnerit Antonio Conte, që ka punuar me të te Chelsea.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme