Interi s’e dëshiron, Nainggolan gjen klub të ri

Prishtinë | 09 Kor 2020 | 17:03 | Nga Ekonomia Online

Radja Nainggolan pritet t’i bashkohet Fiorentinës gjatë këtij afati kalimtar, pasi t’i mbarojë kontrata e huazimit në Cagliari nga Interi.

Interi nuk dëshiron të mbajë mesfushorin belg dhe pas huazimit nga Cagliari. Mesfushori nuk preferohet nga trajneri Antonio Conte prandaj duhet të gjejë strehim të ri.

Presidenti i klubit vjolë, Rocco Commisso, po mendon që të transferojë futbollistin. “Ninxha” ka shumë eksperiencë në Serie A dhe mund të bëjë shumë mirë. Ai mbetet një nga futbollistët më të mirë të kampionatit italian.

FiorentinaNews bën me dije se presidenti Commiso po zgjuar interesin e ij drejt 32-vjeçarit dhe me shumë mundësi vera do të sjellë gjëra të reja. “Të luash në një ekip me një kampion si Ribery është kënaqësi”, tha belgu për Sky Sport.

Të ngjashme