Interi shënjestron mbrojtësin shqiptar

Prishtinë | 02 Maj 2019 | 17:30 | Nga Ekonomia Online

Interi raportohet se është i interesuar për shërbimet e mbrojtësit të djathtë të Napolit, Elseid Hysaj.

Sipas Inter News, ‘Nerazzurri’ kanë vënë si objektiv kryesor mbrojtësin e Shqipërisë, i cili mund të luaj edhe si mbrojtës i majtë.

25-vjeçari me shumë gjasa do të largohet në verë nga Napoli, i cili nuk po kalon momente të mira me Carlo Ancelottin dhe kontrata e tij skadon në vitin 2021, përcjell lajmi.net.

Negociatat për rinovimin e kontratës kanë ngecur në javën e fundit, me Chelsean që gjithashtu ka shprehur interesim për të.

Një arsye më shumë pse ka gjasa që Hysaj ta vesh fanellën e Interit është asistenti i Spallettit, Giovanni Martusciello.

Ky i fundit ka punuar bashkë me Hysajn sa ishin pjesë e Empolit.

Të ngjashme