Interi synon ta mbajë Sanchezin

Prishtinë | 28 Maj 2020 | 17:46 | Nga Ekonomia Online

“Nerazzurri” duan ta huazojnë edhe për një vit sulmuesin kilian nga Manchester Unitedi

Interi është i interesuar ta mbajë edhe një vit Alexis Sanchezin

“Nerazzurri” e kanë huazuar verën e kaluar sulmuesin kilian.

Dhe, mediumi britanik “Daily Star” shkruan se Zikaltrit do t’ua kërkojnë “Djajve të Kuq” edhe për një vit sulmuesin me përvojë.

Mirëpo, klubi italian synon ta paguajë më pak ish-futbollistin e Udineses, Barcelonës dhe Arsenalit.

Gjithashtu, nuk përjashtohet mundësia që Interi ta blejë edhe përfundimisht Sanchezin për një çmim të arsyeshëm. 

Të ngjashme