Interi synon transferimin e Tielemans, gati oferta e lartë për Leicesterin

Prishtinë | 15 Mar 2021 | 14:08 | Nga Ekonomia Online

Your Tielemans është duke kaluar formë fantastike këtë edicion në elitën e futbollit anglez me Leicester Cityn.

Mesfushori belg konsiderohet si njëri nga më të mirët në Ligën Premier dhe ka zgjuar interesimin e skuadrave më të mëdha evropiane.

Antonio Conte e pëlqen jashtëzakonisht shumë lojtarin dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transferimin e tij për edicionin e ri.

Sipas asaj që kanë raportuar mediat italiane, Neroazzurët janë të gatshëm të shpenzojnë deri në 50 milionë euro për belgun.

23-vjeçari ka zhvilluar 39 ndeshje në të gjitha garat këtë edicion ku ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë tre asistime.

Mesfushori qendror është duke u përcjellë edhe nga skuadra tjera të mëdha si Juventus, Bayern Munich, Real Madrid e Manchester United.

Gjithsesi vështirë se Leicesteri do të heqë dorë nga lojtari i cili ka kontratë me ‘Dhelprat’ deri në qershor të vitit 2023.

Të ngjashme