Interi do të luajë me këtë mbrojtje, sipas Sky

Prishtinë | 23 Shk 2017 | 14:21 | Nga

Interi do të përballet me Romën në kuadër të xhiros së 26 të Serie A, këtë të diel.
Për këtë ndeshje është i diskualifikuar mbrojtësi kryesor i Interit, Jao Miranda, për shkak të kartonëve të verdhë.

Prandaj, trajneri i zikaltërve është i detyruar të bëjë ndryshime në mbrojtje.

Sky Sports shkruan se Danilo D’Ambrosio do të luajë si qendërmbrojtës së bashku me Medelin dhe Murillon.

Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për Interin që lufton për vendin e 3-të në tabelë që e çon në Ligë të Kampionëve.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme