Interi trondit Romën, afër Mahrezit

Prishtinë | 09 Gus 2017 | 09:38 | Nga

Tabloidi britanik, Daily Mirror, ka zbuluar se skuadra e Interit ka hyrë në garë për transferimin e Riyad Mahrez nga Leicester City.

Daily Mirror shkruan se drejtuesit e Interit shumë shpejtë do t’i bëjnë një ofertë skuadrës nga Premierliga për Mahrezin.

Për Mahrez interesim të madh ka shfaqur edhe Roma, por romakët thuajse janë dorëzuar pasi Leicester City ka kërkuar 50 milionë funte (55 milionë euro) për lojtarin.

Pritet të shihet nëse Interi do të jetë i gatshëm t’i plotësoj kërkesat e ish kampionit të Anglisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme