Interi vazhdon marshimin drejt Scudettos, mposht Cagliarin

Prishtinë | 11 Pri 2021 | 14:44 | Nga Ekonomia Online

Interi nuk ka lënë hapësirë për gaibme as në ndeshjen ndaj Cagliarit.

Ndonëse me vështirësi arritën të marrin tre pikë, “Nerazzurrët” nuk lejuan befasi, shkruan lajmi.net.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin baras pa gola.

Në pjesën e dytë, Conte reagoi duke bërë zëvendësime, dhe si duket zëvendësimet dhanë frytet e tyre.

Achraf Hakimi i cili hyri në pjesën e dytë, dhuoi një asistim për Mateo Darmian i cili shënoi gol në min (77’).

Fakt interesant ishte se edhe trajneri Antonio Conte i është bashkuar futbollistëve në festën e golit.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme