Inzaghi: Atalanta skuadër që nuk gabon, kemi uri dhe dëshirë për fitore

Prishtinë | 25 Sht 2021 | 13:02 | Nga Ekonomia Online

Interi do të përballet me Atalantën në derbin e ditës së sotme në elitën e futbollit italian, Serie A.

Do të jetë një derbi zikaltër, me dy skuadrat që po shfaqin futboll spektakolar këtë edicion.

Neroazzurët në këtë takim vijnë pas fitores me rikthim ndaj Fiorentinës 1-3, derisa bergamaskët triumfuan 2-1 përballë Sassuolos.

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi ka folur para kësaj ndeshje, ku ka lavdëruar Atalantën, derisa ka thënë se dëshira për fitore bënë diferencën në një ndeshje si kjo.

“Atalanta është një skuadër shumë e mirë. Nuk dhuron dhe nuk gabon asgjë. Të njëjtën një duhet të bëjmë edhe ne. Uria dhe dëshira për fitore bëjnë diferencën në ndeshje si kjo”, tha Inzaghi.

Pas kësaj ndeshje kampionale, Interi do të ketë një udhëtim shumë të vështirë në Ligën e Kampionëve, pasi në Ukrainë përballet me Shakhtar Donetskin.

Por trajneri italian ka thënë se mendja e tyre është vetëm te Atalanta dhe nuk mendojnë njëherë për Ligën e Kampionëve.

“Nuk po mendojmë për Ligën e Kampioneve, jemi të fokusuar tek ndeshja kundër Atalantës. Kalendari është shumë i ngjeshur dhe është e vështirë të bësh plane afatgjata. Duhet të marrim ndeshjet me radhë dhe sfida e radhës është ajo kundër Atalantës”, u shpreh Inzaghi.

Inter dhe Atalanta do të përballen sot me fillim nga ora 18:00 në stadiumin Giuseppe Meazza.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme