Inzaghi e pranon se De Vrij mund të mos luajë ndaj Interit

Prishtinë | 14 Maj 2018 | 14:42 | Nga

Trajneri i Lazios, Simone Inzaghi, ka befasuar me deklaratën e tij duke thënë se Stefan de Vrij mund të mos luajë në ndeshjen e fundit ndaj Interit.

Mbrojtësi holandez do të kalojë te zikaltrit posa të përfundojë sezoni 2017/18 dhe nisur nga kjo tifozët kanë kërkuar që ai mos të përfshihet në ndeshjen e fundit.

“Nuk e di nëse ai do të luajë”, ka thënë Inzaghi, i citiar nga FCInter1908.it pas barazimit 2-2 ndaj Crotones.

“Do ta vlerësoj situatën gjatë javës, Luiz Felipe do të rikthehet të dielën, gjë që është shumë e rëndësishme për ne”.

“Plus, unë kam top mbrojtës tjerë me të cilët mund të luaj”.

“De Vrij, në mesin e gjërave tjera, nuk është në gjendjen më të mirë fizike dhe ishte në rrezik për të mos luajtur edhe ndaj Crotones”, ka shtuar Inzaghi.

26-vjeçari ishte i kërkuar nga shumë skuadra të mëdha, por në fund zgjodhi kalimin te Interi si lojtar i lirë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme