Inzaghi: I njëjti që të lavdëron bëhet i pari që të kritikon

Prishtinë | 07 Dhj 2021 | 19:18 | Nga Ekonomia Online

Simone Inzaghi nuk dëshiron të fluturojë. Gazzetta dello Sport në Itali është e bindur që Interi do rinovojë pa u mbyllur sezoni me trajnerin, i cili e di mirë që në futboll nuk ka vetëm momente të mira.

“Futbolli i tillë është. Ka momente kur gjithçka është në rregull, si tani, dhe më pas humbet dy ndeshje dhe i njëjti që të lavdëron bëhet i pari që të kritikon.

Kjo është pjesë e futbollit, e botës sonë. Thjesht duhet të vazhdojmë të punojmë në të njëjtën mënyrë, duke i marrë ndeshjet një e nga një”, thotë Inzaghi.

Në lidhje me lajmet për rinovimin, tekniku shton: “Këto janë histori në gazeta, por unë kam prioritete të tjera në këtë moment. Prioriteti im quhet Real Madrid.” (albeu)

Të ngjashme