Inzaghi tregon çfarë i duhet Milanit për të dalë nga kriza

Prishtinë | 14 Jan 2020 | 15:25 | Nga Ekonomia Online

Filippo Inzaghi ka thënë se situata në Milan nuk është asgjë e re dhe ka shtuar klubi kuqezi ka nevojë për vazhdimësi dhe durim, si dhe për lojtarët e duhur, për t’u kthyer në majat e futbollit italian dhe evropian.

Legjenda e Milanit i ka mbështetur drejtuesit Paolo Maldini dhe Zvonimir Bobabin për ta ndihmuar klubit të kthehet në mesin e klubeve më të mëdha në Itali. Mirëpo, ai shtoi se klubi duhet të ketë durim dhe t’i shtojë nga dy ose tre lojtarë cilësorë çdo vit, transmeton Gazeta Express.

“Situata është e keqe, po fatkeqësisht nuk është asgjë e re. Por, unë e njoh Paolo Maldinin dhe i besoj atij. Jam i sigurta se Paolo dhe Bobani do ta nxjerrin klubin nga kjo situatë”.

“Duhet ta rinisësh projektin, t’i transferohesh nga dy ose lojtarë të duhur çdo vit dhe, mbi të gjitha, të kesh durim dhe të kesh vazhdimësi në menaxhim të klubit

“Ata kanë bërë punë të mirë me transferimin e Ibras. Klubi kishte nevojë për të. Unë kam luajtur me të dhe kam shumë respekt për të. Ai nuk ka nevojë për para ose lavdi. Nëse është kthyer, kjo do të thotë se ai beson se mund të lërë gjurmë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme