IOC-ja do të bisedojë me krerët e federatave sportive për situatën e krijuar nga koronavirusi

Prishtinë | 16 Mar 2020 | 09:52 | Nga Ekonomia Online

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) do të bisedojë me krerët e organizatave sportive ndërkombëtare të martën pas situatës së përkeqësuar nga koronavirusi, ka njoftuar një burim i afërt i një federate ndërkombëtare për agjencinë Reuters, transmeton Koha.net.

Kur kanë mbetur më pak se pesë muaj deri në fillim të Lojërave Olimpike “Tokio 2020”, po vazhdojnë të shtrohen pyetje nëse lojërat do të mbahen sipas planit.

Virusi, me origjinë nga Kina, ka shkaktuar më tepër se 6000 viktima nëpër botë dhe ka infektuar mbi 160 mijë persona.

Ka shkaktuar rrëmujë në kalendarin sportiv, duke shkaktuar edhe anulimin e disa garave kualifikuese për Lojërat Olimpike.

Mirëpo, kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe ka insistuar se Japonia po përgatitet të organizojë lojërat.

IOC-ja ka insistuar se takimi me federatat është një takim i rregullt.

“Që kur situata ka nisur të zhvillohet disa javë më parë, IOC-ja është në kontakt të vazhdueshëm me aksionarët për të analizuar zhvillimet e fundit”, është thënë nga IOC.

Të ngjashme