IPKO-Digitalb, me ngjarjet më të “çmendura” sportive në vend

Prishtinë | 10 Gus 2018 | 14:09 | Nga

Sonte në orën 21:00, do të transmetohet ekskluzivisht në platformën televizive IPKO-Digitalb ndeshja e parë e një prej ngjarjeve më të rëndësishme të futbollit, Premier Liga. Por, përveç kësaj, janë edhe shumë ngjarje të tjera sportive që mund të shikohen vetëm në platformën IPKO-Digitalb, që është lidere në ofrimin e përmbajtjes më të pasur sportive në vend.

Sot është konfirmuar kampionati francez deri më 2021, ndërsa para pak ditësh, u konfirmua se për tre vjetët e ardhshëm, platforma IPKO-Digitalb do të transmetojë me të drejta ekskluzive Serie A dhe La Ligën, më pas Kampionatin Holandez, UEFA Ligën e Kombeve + final four, finale, e shumë liga dhe kampionate të tjera.

UEFA Liga e Kombeve, është turne i ri ndërkombëtar, ndërsa në mesin e 55 kombeve evropiane, janë edhe Kosova (Liga D) dhe Shqipëria (Liga C), ndeshjet e së cilës fillojnë në Shtator.

Përveç futbollit, do të ketë edhe shumë ngjarje të tjera sportive nga disiplina të ndryshme, si Boks, Tenis, Basketboll, Volejboll e të tjera. Më poshtë, IPKO publikon listën e të gjitha ngjarjeve sportive, më të rëndësishme në botë që do të transmetohen ekskluzivisht në IPKO-Digitalb, ndërsa së shpejti do të njoftojë edhe për ngjarje të tjera sportive.

Kampionati Italian (Serie A) 2018/19; 2019/20 dhe 2020/21

Kampionati Anglez (Premier League) 2016/17, 2017/18 dhe 2018/19

Kampionati Spanjoll (La Liga) – 2018/19; 2019/20 dhe 2020/21

Kampionati Francez – 2018/19; 2019/20 dhe 2020/21

Ndeshjet e Shqipërisë dhe Kosovës për UEFA Liga e Kombeve 2018/2021

Ndeshjet Ndërkombëtare për UEFA Liga e Kombeve + Final Four, Finale 2018/2021

Ndeshjet Kualifikuese të Kombëtares Shqiptare & Kosovare për Euro 2020

Ndeshjet Kualifikuese të Kombëtares Shqiptare & Kosovare për FIFA 2022

Ndeshjet Kualifikuese Ndërkombëtare për Euro 2020

Ndeshjet Kualifikuese Ndërkombëtare për FIFA 2022

UEFA Euro 2020 (Kampionati Evropian)

International Champions Cup (turneu para-sezonal i ekipeve elitare te futbolli) 2018

Brazil World Tour (ndeshjet e kombëtares së Brazilit nëpër botë) deri në 2021

Kampionati Holandez –  2018/19; 2019/20 dhe 2020/21

Kampionati Shqiptar i Futbollit 2018/19; 2019/20; 2020/21 dhe 2021/22

Kupa dhe Superkupa e Futbollit e Shqipërisë 2018/19; 2019/20; 2020/21 dhe 2021/22

Kupa e Anglisë (FA Cup)2018/19; 2019/20 dhe 2020/21

HBO Boxing (ndeshjet më të mira të boksit të të gjitha Federatave, përfshirë boksierët shqiptarë) 2016, 2017 dhe 2018.

UFC (Ultimate Fighting Championship) 2018/2019

Roland Garros

ATP 1000 Tenis 2017/2019

ATP 500 Tenis 2017/2019

CEV 2018 (Kampionati Evropian i Volejbollit, Meshkuj/Femra)

FIBA (të gjitha eventet: Kualifikuese, Botëror, Evropian deri më 2021)

FIVB (Kampionati Botëror i Volejbollit për Meshkuj 2018).

FIVB (Kampionati Botëror i Volejbollit për Femra 2018).

IAAF Diamond League, Atletike.

Për ta parë të përditësuar listen e ngjarjeve sportive, vizitoni:  https://www.ipko.com/residental/sherbimet-fikse/dtv/pakot-2/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme