Ipko Superliga, vetëm tre gola në tri ndeshje

Prishtinë | 23 Shk 2019 | 14:09 | Nga Ekonomia Online

Drenia po e mposht 2-0 Ferizajn, Ballkani po fiton 1-0 ndaj KEK-ut, derisa Gjilani – Flamurtari po barazojnë 0-0.

Janë mbyllur pjesët e pra të ndeshjeve Drenica – Ferizaj, Gjilani – Flamurtari dhe KF Ballkani – KEK-u.

Drenica është duke dominuar në ndeshjen ndaj Ferizajt dhe po fiton 2-0.

Goli i parë u shënuan në minutën e 5’, Kreshnik Uka gjendet bukur pranë zonës dhe me një goditje të lehtë realizon në portën e zbrazët.

Kurse për 2-0 shënoi Diar Prokshi. Ai përfitoi nga një harkim i bukur nga Taulant Dajaku dhe me një goditje të saktë brenda zonës e dërgoi topin në rrjetë.

Pas 45 minutave të pjesës së parë, po fiton edhe Ballkani. Ishte Blend Baftiu ai që i shënoi KEK-ut për rezultatin momental 1-0. Gola ende nuk ka në ndeshjen mes Gjilanit dhe Flamurtarit, pavarësisht rasteve nga të dyja skuadrat.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme