Isco: Askush s’e priti lajmin për shkarkimin e Lopeteguit

Prishtinë | 20 Qer 2018 | 17:24 | Nga

Futbollisti i Real Madridit dhe i Spanjës, Isco, ka thënë se askush nuk e kishte pritur lajmin për shkarkimin e Julen Lopetegui-t.

Lopetegui ishte shkarkuar një ditë pasi që ishte emëruar trajner i Real Madridit, dhe dy ditë para lojës së parë të Spanjës në Botërorin “Rusia 2018”, me arsyen se federata nuk kishte qenë në dijeni të negociatave mes Realit dhe trajnerit të kombëtares.

“Askush nga ne nuk e kishte pritur. [Lopetegui] ka qenë me ne për dy vjet, duke luftuar që të na shpie në Kupën e Botës, por këto gjëra ndodhin në futboll”, ka thënë Isco.

“Sa më herët që e lëmë prapa nesh, aq më mirë – nuk do të na e sjell asgjë të mirë nëse e mendojmë të kaluarën”.

“Tani duhet të përqendrohemi në futbollin tonë, të punojmë  zellshëm në lojën tonë në stërvitje dhe të përgatitemi mirë për ndeshjet tona”.

“E vetmja gjë që llogaritet është se çfarë ndodh në anën sportive”.

Isco është i sigurt se Lopetegui do t’ia dalë mirë te Real Madridi, dhe se është i lumtur për postin e tij të ri.

“Po, jam vërtet i lumtur për të, e meriton. Është trajner i madh i cili më ka ndihmuar shumë gjatë kohërave kur hiqja shumë që ta lija një shenjë. Jam i sigurt që do t’ia dalë shumë mirë te Madridi”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme