Isco dhe klauzola anti-Barça

Prishtinë | 24 Shk 2017 | 09:38 | Nga

Mesfushori i Real Madridit, Isco Alarcon, po kërkohet me ngulm nga rivalët e përbetuar të ‘Mbretërve’, Barcelona.

Reprezentuesi spanjoll nuk po luan rregullisht me skuadrën e Zinedine Zidanen dhe kështu ka zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha evropiane, ndër to edhe ajo spanjolle, Barcelona.

Megjithatë, “Mbrëtërit” nuk duken të gatshëm të lënë Iscon të largohet dhe të forcojë një rival direkt për tituj siç janë katalunasit.

Kështu, drejtuesit Merengues po mendojnë të blindojnë Iscon duke i ofruar një kontratë të re dhe me një klauzolë interesante.

Sipas gazetës spanjolle ‘Mundo Deportivo’, Isco do të nënshkruajë kontratë të re me Real Madridin, ndërsa në një pjesë ceket klauzola që ia pamundëson transferimin direkt te katalunasit.

Gjigantët spanjoll deri më tani kanë bërë shumë transferime në mes vetes, por i fundit është ai i portugezit Luis Figos, i cili ka ndodhur plot 18 vite më parë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme