Isco i palumtur në Real Madrid, Juve dhe Milani në garë për të

Prishtinë | 15 Sht 2021 | 12:54 | Nga Ekonomia Online

Juventusi dhe Milani janë duke menduar ta afrojnë mesfushorin spanjoll Isco, i cili ndihet i palumtur në Real Madrid.

Dy gjigantët italianë Juve dhe Milan pritet të garojnë për shërbimet e yllit të Real Madridit në afatin kalimtar të janarit.

Isco nuk është më në planet e Real Madridit dhe është i pakënaqur me minutat e pakët që trajneri Carlo Ancelotti është duke ia dhënë.

Dhe duke e parë të ardhmen e tij të pasigurt, bardhezinjtë dhe kuqezinjtë kanë shfaqur interesim për ta transferuar atë në afatin kalimtar të janarit.

29-vjeçari i ka zhvilluar vetëm tri ndeshje për madrilenët deri tani këtë sezon.

Të ngjashme