Isco te City, tregon Guardiola

Prishtinë | 31 Maj 2018 | 16:19 | Nga

Mesfushori i Real Madridit, Isco, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, pasi spekulimet për largim nga skuadra spanjolle janë gjithnjë e më të shpeshta. Në mesin e skuadrave që përmenden si destinacion i tij i radhës është kampioni anglez, Manchester City.

Mirëpo, trajneri Pep Guardiola ka përjashtuar mundësinë që ky transferim të ndodhë. “Jo, Manchester City nuk do të nënshkruajë me Iscon”, ka thënë Guardiola për mediet angleze.

Isco nënshkroi një kontratë të re me kampionët evropianë në muajin shtator. Në atë kontratë të re u përfshi një klauzolë marramendëse prej 700 milionë eurosh.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme