Ish agjenti: Hazard gaboi me kalimin te Reali, do ishte yll botëror te Barcelona

Prishtinë | 27 Pri 2021 | 13:52 | Nga Ekonomia Online

Ish agjenti i Eden Hazardit, Jon Bico, mendon se belgu ka gabuar me kalimin te Real Madrid.

Hazard iu bashkua “Los Blancos” nga Chelsea, por nuk ka arritur të tregojë formën, pavarësisht që fitoi La Liga-n edicionin e kaluar, transmeton lajmi.net.

Lëndimet kanë qenë shkaktari kryesor që Hazard nuk ka gjetur formën e duhur, meqenëse ka bërë vetëm 26 paraqitje për afro dy sezone.

Bico e sheh si gabim kalimin te Reali dhe mendon se nëse do kalonte te Barcelona do ishte lojtari më i mirë në botë.

“Ishte gabim që kaloi te Reali, ishte zgjedhje e zemrës, por pa arsye të qarta. Ai duhej të largohet një vit më herët. Do ta këshilloja kundër kalimit në Madrid në vitin e kaluar”.

“Njerëzit nuk realizojnë dhe harrojnë fuqinë e skuadrës që kërkon gjendje fizike të mëdha për shpejtësi dhe insitet të lartë”.

“Talentët si James Rodriguez nuk kanë mundur të adaptohen. Në atë pikë, Eden nuk ishte lojtar i Realit”.

“Barcelona është vendi ku duhet të shkonte, ku topi lëviz më shpejtë se lojtarët”.

“Te Barcelona do kishte më shumë hapësirë dhe topin do e mbante më shumë në këmbë, aty do bëhej lojtari më i mirë në botë”, deklaroi ai.

Hazard është pjesë e skuadrës për ndeshjen ndaj ish klubit Chelsea, por Zidane thuhet se do e përdor si zëvendësues.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme