Ish-drejtori i Barcelonës, Messi mund të largohet nga Barça

Prishtinë | 10 Shk 2020 | 14:52 | Nga Ekonomia Online

Ish-drejtori sportiv i Barcelonës, Afriedo Braida, ka thënë se nuk është e pamundur për Lionel Messin të largohet nga Barcelona.

Mediat evropiane kanë raportuar së fundmi se Messi mund vërtet ta brakisë kampionin spanjoll, pas një zënke publike me ish-bashkëlojtarin dhe tani drejtorin sportiv të klubit, Eric Abidal, transmeton Gazeta Express.

Braida, i cili ishte drejtor sportiv i Barçës dhe Milanit gjatë karrierës së tij, beson se nuk do mend ta parafytyrosh Messin duke luajtur larg Camp Nou.

“Personalisht mendoj se Messi nuk do të largohet nga Barcelona”, tha Braida për radio Anch’Io Sport.

“Ai po bën shumë mirë në Barcelonë, edhe pse nuk e hedh poshtë faktin se një ditë mundë të largohet”, shtoi ai.

“Kush mund ta blejë atë? Patjetër që ekipet angleze, por edhe në Itali janë në gjendje ta bëjnë disa. Messi do të zgjidhte shumë probleme në cilindo ekip, pa të, Barcelona është thjesht një ekip tjetër”, theksoi ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme