Ish-futbollisti i Man United, infektohet me Covid-19

Prishtinë | 22 Mar 2020 | 10:33 | Nga Ekonomia Online

Numri i futbollistëve të prekur me Covid-19 shtohet çdo ditë. Së fundmi është mësuar se ish-futbollisti i Manchester United, Marouane Fellaini pas testeve të kryera ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Mesfushori belg është duke luajtur momentalisht për ekipin e Superligës së Kinës, Shandong Luneng.

Fellaini dyshohet se është infektuar gjatë një udhëtimi me tren për në provincën e Jinan më datë 20 mars.

Ai është lojtari i parë në Superligën kineze që del pozitiv me koronavirus deri më tani. Njëlloj si pothuajse në gjithë botën, edhe liga elitare kineze është pezulluar deri në një datë të papërcaktuar.

Edhe pse virusi Covid-19 e ka zanafillën në Kinë, sipas mediave botërore ky vend ka shënuar rënie drastike në rastet me koronavirus në muajin e fundit, ndërkohë që nëpër botë virusi është duke u përhapur në mënyrë të pakontrollueshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme